Basha: Pa vonesë, plani urbanistik i Tiranës

Aug 3, 2011 | 15:42

“Eshtë e rëndësishme të nisë pa vonesë, hartimi i planit të detajuar të zhvillimit urban për qytetin” Kështu u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e Agjensisë Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë, kryetari i Bashkisë u kërkoi ekspertëve japonezë, që gjatë punës të mbahen parasysh dy parimet kryesore: vlerësimi i drejtë i pronës private dhe zgjerimi i hapësirave publike për  parqe, lulishte, shkolla, çerdhe, apo institucione kulturore.

Agjencia Japoneze është e angazhuar në Tiranë, me projektin për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza.

© Panorama.al

Te lidhura