
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur sot delegacionin e gazetarëve gjermanë të cilët ndodhen prej disa ditësh në kryeqytet. Basha i ka njohur gazetarët me projektet e fundit të tij, duke e vënë theksin tek zhvillimi ekonomik, punësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve.
Duke e cilësuar si një garant të zhvillimit të qëndrueshëm të Tiranës, Basha tha se Plani Urbanistik, i cili i ka munguar Tiranës për 22 vjet, po bëhet nga ekspertët më të mirë në vend.
Po ashtu Basha u ndal në projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, një projekt që prek 20 % të territorit të Tiranës, si dhe tek dy projekte të tjera, ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve dhe i dy linjave të tramit.
“Përmirësimi i cilësisë së jetës, përmes shtimit të hapësirave të gjelbëra është një tjetër objektiv i Bashkisë së Tiranës” – tha zoti Basha, duke shtuar se;“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje dhe rritja e transparencës është një tjetër prioritet”.
Grupi i gazetarëve vijnë nga mediat më prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Tagesspiegel”, “Märkische Allgemeine Zeitutng”, “Berliner Zeitung”, gazetёs ekonomike “Handelsblatt”, revistёs “Spiegel online”, stacioneve televizive “Ëest Deutsche Rundfunk” dhe “Mittel Deutscher Rundfunk”, filiale të ARD-së, “Deutschland-Berlin-Brandenburg” (DBB), radios “RBB”. Pjesë e delegacionit është gjithashtu edhe kryetarja e Klubit të Shtypit të Berlinit dhe përfaqësues të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë.
Gjate qëndrimit ne Tirane, delegacioni i gazetarëve janë takuar me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
© Panorama.al











