Basha mbledh krerët e njësive, mungojnë të PS-së

Jul 29, 2011 | 11:02

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim kyetarët e minibashkive të kryeqytetit.

Në këtë takim vihet re mungesa e të zgjedhurve socialistë, pasi nuk janë të pranishëm katër kryetarë.

Në fjalën e tij, Basha duke bërë publik edhe njëherë përkushtimin ndaj qytetarëve dhe Tiranës ka kërkuar bashkëpunim.

Sipas tij, takime të tilla do të jenë peroidike, në funksion të mbarëvajtjes së punëve që janë për t’u kryer në Tiranë. Ai ka deklaruar se kreytaret e minibahskive do te mblidhen nje here ne muaj. Nderkaq, kryetari i ri ka  per te diskutuar se bashku ne bashki.

“Brenda nje kohe te shkurter te ngreme nje grup pune, per te hartuar nje platforme per decentralizimin si nje garanci per suksesin e objektivave tone ne qendre te kesaj veprimtarie mbeten interesat e qytetareve te komuniteteve dhe Tiranes dhe jam i sigurte se duke dhene sinjal bashkepunimi me kryetarin dhe kreret e minibashkive dhe keshillave ne do te perparesojme ne terren dhe ne menyre te prekshme per qytetarin, qe nga tregjet, ndertimet, plani urbanistik, kontrolli i territorit, te bejme realitet gjithperfshirjen e strukturave si parakusht per gjithperfshirjen e plote te qytetareve ne vendimmarrjen”- tha Basha.

Basha ka cilësuar si hap të parë të suksesit në punë, komunikimin me qytetarët, për të cilin ka porositur edhe të zgjedhurit e rinj të minibashkive.

© Panorama.al

Te lidhura