Basha: Ja projektet e reja për rrugët në Tiranë

Sep 5, 2012 | 11:20
Kryebashkiaku Basha

Zonat e reja të Tiranës, apo siç jemi mësuar t’i quajmë zonat informale, do të trajtohen njësoj nga Bashkia e Tiranës. Sipas kreut të saj, Lulzim Basha, ato përbëjnë gjysmën e kryeqytetit dhe nuk kanë dallim me pjesën tjetër. Këto deklarata Basha i bëri dje gjatë inspektimit për nisjen e punimeve në rrugën “Bajram Allaraj”. Ai bëri të ditur edhe 4 projekte të tjera që nisin këtë javë në lidhje me infrastrukturën rrugore.
Me një investim prej rreth 17.8 milionë lekësh, rruga “Bajram Allaraj” do t’u shërbejë 1500 banorëve të zonës.
Po këtë javë, nisin investimet në katër rrugë të tjera të qytetit, tek “Odise Grillo”, rruga që lidh “5 Majin” me “Selaudin Zorbën”, te “Marko Boçari” dhe te blloku mes Rrugës së Dibrës, “4 Dëshmorëve” dhe rrugës “Bardhyl”. “Në tërësi, 47 projekte rrugësh do të jenë në avancim të plotë, deri në muajin tetor, dhe këto projekte do të përfundojnë brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, tha Basha. Sipas tij, veç tyre, Bashkia po vazhdon përpjekjet për të finalizuar projektet dhe për të nisur investimet në 12 blloqe urbane, si dhe 22 objekte shkollore dhe parashkollore anembanë qytetit.

© Panorama.al

Te lidhura