Basha: Do hapim 1500 vende pune për studentët

Jul 19, 2012 | 20:27
Kreu i Bashkise, Lulzim Basha gjate nje takimi me studente

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se mbetet i angazhuar që brenda vitit të ardhshëm të krijojë jo më pak se 15000 vende të reja pune për studentët.

Gjatë një fjale në cermoninë e diplomit të studentëve në një Universitet privat, Basha tha se Bashkia do të mbështesë çdo Universitet, pavarësisht cilësimit privat apo publik, pasi sipas tij, të gjithë në zemër kanë interesin publik.

Kryebashkiaku tha se Bashkia ka hapur dhe ka bërë plotësisht funksionale zyrën e karrierës për të gjithë të sapodiplomuarit, duke bërë realitet një premtim të para një viti.Sipas Bashës, nëpërmjet kësaj zyre do të shkëmbejmë informacion midis ofertuesve dhe kërkuesve.

Bashkia do të mbështesë planet për kampusin e ri të Tiranës, theksoi Basha në fjalën e tij, duke shtuar se në Tiranë do të prodhohet një kampus me standarde të mëdha.

Basha premtoi Kartën e Studentit edhe për studentët e Universiteteve private.

“Për të gjithë ata që do të vazhdojnë studimet, ashtu siç kemi nënshkruar me Universitetet publike ashtu shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen edhe me Universitetet private, që edhe ju të aplikoni, të merrni Kartat e Studenti dhe bashkë me to lehtësirat që ofron qyteti.”- tha kreu i Bashkisë.

© Panorama.al

Te lidhura