TIRANE- Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata dhe ndihma ushqimore për fëmijët e Fshatit Sos në Tiranë dhe për të moshuarit e Qendrës Komunitare “Të vazhdojmë së bashku”, në Kombinat.
Me rastin e Fitër Bajramit, kreu i Bashkisë Lulzim Basha, tha se “sot është dita ku e gjithë shoqëria duhet të tregojë vëmendje, mbështetje dhe solidaritet”.
Ndërsa shpërndau dhuratat, Basha u uroi fëmijëve dhe të moshuarve festën e Fitër Bajramit.
Kreu i Bashkisë vizitoi edhe Komunitetit Musliman në Tiranë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë.
Gjithashtu, Basha në ditën e Bajramit uroi edhe besimtarët bektashinj duke vizituar selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë
Një ditë më parë, kreu i Bashkisë, Basha shtroi Iftar për të gjithë besimtarët myslimanë.
© Panorama.al











