Basha, 82 vota para Ramës

Jun 21, 2011 | 10:13

Lulzim Basha rrit në 82 vota avantazhin me rivalin e tij, Edi Rama, kur ka përfunduar numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara në pesë njësi bashkiake, nga 11 që janë gjithsej.Në ditën e tretë të zbatimit të vendimit të Kolegjit, tetë grupet e ngritura në KQZ kanë hapur 378 kuti të njësive bashkiake nr. 4 dhe 5. Në total, gjatë ditës së djeshme për Bashën kanë dalë 60 vota, ndërsa për Ramën 56 vota. Në Njësinë Nr. 4, numri i votave ka dalë i njëjtë për të dy kandidatët, nga 53, ndërsa në Njësinë Nr. 5, Basha ka marrë 7 vota, ndërsa Rama 3. Deri tani janë hapur 852 kuti nga 1793 që ka urdhëruar Kolegji. Diferenca prej 82 votash ka dalë pas ndryshimit të rezultatit fillestar që nxori Ramën 10 vota para dhe rezultatit të prodhuar nga hapja e 117 kuti në KQZ, ku kandidati i PD-së doli 81 vota më shumë. Pas hapjes së kutive të pesë njësive, Basha ka marrë 129 vota, ndërsa Rama 128.
Debatet në KQZ
Procesi i numërimit në KQZ u shoqërua me tensione dhe me përjashtimin e dy vëzhguesve të Partisë Socialiste. Sapo nisi procesi i numërimit për Njësinë Bashkiake Nr. 4, u konstatua një qendër votimi, e cila ishte dëmtuar gjatë transportit nga magazinat në Lundër drejt KQZ-së. Gjatë verifikimit në tryezën e sallës kryesore të KQZ-së për mundësinë e futjes së fletëve të votimit nga e çara, vëzhguesja e PS-së, Anila Çobani, u drejtua e kutia dhe e çau plotësisht pjesën e dëmtuar. Nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani, u dëgjua fjala “kafshë, o burrë”, çka solli reagimin e Gjonçajt, i cili iu drejtua duke i thënë: “Me kë e ke atë kafshë ti?”. Pak minuta më vonë ajo kontestoi kodet e një qendre votimi, të cilat, sipas vëzhgueses, nuk korrespondonin. Por, pas verifikimit, rezultoi që kodet ishin të njëjtat me ato që i kishte marrë KZAZ-ja në dorëzim. Këto dy raste bënë që kreu i KQZ-së, Arben Ristani, të propozonte shkarkimin e vëzhgueses dhe me katër vota pro ajo u largua. Teksa po linte sallën e mbledhjeve, Çobani hodhi në mënyrë demonstrative kartën e vëzhguesit përpara anëtarëve, duke thënë: “Ka 700 të tjerë PS-ja si unë. Na, se nuk e dua këtë”.
Rasti i dytë u shënua në mbrëmje, gjatë numërimit të kutive të Njësisë Bashkiake Nr. 5. Vëzhguesi i PS-së, Altin Gjino, kërkoi rivlerësimin të votave të pavlefshme në një kuti votimi, çka, sipas përfaqësuesve të KQZ-së, nuk ishte pjesë e objektit të hetimit. Kreu i KQZ-së, Ristani, i ndërpreu fjalën vëzhguesit dhe ky, nga ana tjetër, iu drejtua duke i thënë: “Mos bëj zhurmuesin këtu, por më lër të sqarohem”. I menjëhershëm ishte reagimi i Ristanit, i cili, pasi propozoi shkarkimin, tha se “nuk merrem me rrugaçë unë këtu. PS-ja të sjellë vëzhguesin e tjetër”. Nga ana e tij, Gjino, teksa po largohej nga salla e mbledhjeve, tha: “Je njësh. Do të të vijë radha shumë shpejt. Mos më thuaj mua rrugaç, o palaço!”. Debate u zhvilluan në fillim të mbledhjes mes përfaqësuesit të PS-së, Genc Gjonçaj dhe kreut të KQZ-së, Arben Ristani, edhe përsa i përket komunës Zharrës. KQZ-ja, me katër vota pro, vendosi të quajë të vlefshme një fletë votimi për kandidatin e PD-së, ku ishte shënuar emri dhe firma e qytetarit që kishte votuar. “Shpejt nuk do të jesh në atë vend. Po luan me votën si me e pas karamele. Të të vijë turp! More urdhër nga PD-ja dhe e quajte të vlefshme atë fletë votimi”, iu drejtua Gjonçaj kreut të KQZ-së. Nga ana e tij, Ristani i kërkoi përfaqësuesit të PS-së që pretendimin e tij ta bazonte në Kod. “Kur të jesh i sjellshëm dhe të bazohesh te ligji, përpara se të bësh batuta, atëherë do të ta jap fjalën”, iu përgjigj Ristani.

Kutia e çarë nxjerr një votë për PS-në

Gjatë numërimit të fletëve të votimit të Njësisë Bashkiake Nr. 4, një prej kutive ishte dëmtuar si pasojë e transportimit drejt KQZ-së. Përfaqësuesit socialistë e kontestuan këtë kuti duke thënë se nuk është e garantuar se çfarë votash janë futur në të. Ata kërkuan që kutia të mos hapej dhe të merreshin fletët e hedhura gabimisht, por KQZ-ja vendosi të kundërtën. Pas hapjes së kutisë doli që në të gjendej vetëm një votë e hedhur gabimisht dhe i përkiste Partisë Socialiste për Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, në KQZ erdhën dy kuti të Qendrës së Votimit 1790, të cilat nuk ishin numëruar në KZAZ, pasi kishin ardhur të dëmtuara. Kosovrasti propozoi që kutitë të mos hapeshin përderisa ishin vlerësuar si të parregullta, propozim i cili u pranua nga KQZ.

Platforma

Rezultati në Njësinë Nr. 4

Kryetari i Bashkisë

Lulzim Basha     53 vota

Edi Rama     53 vota

Kryetari i Njësisë

Hysen Gjura     133 vota

Vaid Kalaja     101 vota

Këshilli Bashkiak
PD         23 vota
PS         12 vota
LSI         2 vota
PDIU         2 vota
AAP         1 votë
PDER         1 votë
AD         1 votë
PSD         1 votë
PBK         1 votë
PGJ         1 votë

Këshilli i Minibashkisë
PD         33 vota
PS         30 vota
PDIU         4 vota
LSI         3 vota
PBK         2 vota
AD         2 vota
AAK         1 votë
Kons.         1 votë
Ora         1 votë
PDK         1 votë
P. Gj.         1 votë

Rezultati për Njësinë Nr. 5

Kryetari i Bashkisë

Lulzim Basha     7 vota

Edi Rama     3 vota

Kryetari i Njësisë

Jeta Seitaj     74 vota

Erisa Xhixho     60 vota

Këshilli i Bashkisë
PS         14 vota
PD         7 vota
LSI         3 vota
PSD         1 votë
PBD         1 votë
PBKD         1 votë

Këshilli i Minibashkisë
PS         27 vota
PD         14 vota
LSI         8 vota
AAP         1 votë
PR         1 votë
PBDNJ         1 votë
P. Kom.     1 votë
PBD         1 votë
PSV 91         1 votë

Rezultati për Njësitë Nr. 1,2,3

Kryetari i Bashkisë

Lulzim Basha     69 vota

Edi Rama     71 vota

Hysni Milloshi     1 votë

Këshilli Bashkiak

PS         26 vota

PD         19 vota

LSI         11 vota

PR         1 votë

PDIU         1 votë

AEE         1 votë

PBK         1 votë

LZHK         1 votë

PDER         1 votë

Rezultati i përgjithshëm për 5 njësi

Kryetari i Bashkisë
Lulzim Basha 129 vota
Edi Rama 128 vota
Hysni Milloshi 1 votë

Këshilli Bashkiak
PS 52 vota
PD 49 vota
LSI 16 vota
PDIU 3 vota
PBK 2 vota
PDER 2 vota
PSD 2 vota
PR 1 votë
AEE 1 votë
LZHK 1 votë
AAP 1 votë
AD 1 votë
P. Gj 1 votë
PBD 1 votë
PBKD 1 votë

Hapen kutitë e Zharrëzit, fiton PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbatoi dje një tjetër vendim të Kolegjit për të hapur dhe përfshirë në rezultatin përfundimtar votat e hedhura në kutinë e gabuar në komunën Zharrëz. Në këtë njësi vendore u kërkua numërimi i këtyre votave në dy qendra votimi. Pas numërimit të tetë kutive nga KZAZ-ja, rezultoi se kandidati i Partisë Demokratike, Taulant Garxenaj, kishte një votë më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Arben Semanjaku. Pas hapjes së dy kutive rezultoi se ishin tri vota të hedhura në kutinë e gabuar, një për kandidatin e PS-së dhe 2 për kandidatin e PD-së. Komisioni u përfshi nga debati kur u vlerësua e vlefshme një fletë votimi e kandidatit demokrat ku zgjedhësi kishte shënuar emrin dhe firmën. Gjithashtu, PS pretendoi se në një qendër votimi kishte 2 vota më shumë se numri i votuesve, por këto nuk u morën parasysh.

 

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura