Barroso, Rompuj me Jahjagën: Vazhdoni bisedimet

Jul 19, 2012 | 13:50

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar dje Brukselin ku është takuar me zyrtarë të lartë europianë, nga të cilët mori porosi veçanërisht për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Gjatë takimit me Presidentin e KE, Hose Manuel Barroso, Jahjaga mori premtimin se BE është përkushtuar për të ardhmen europiane të Kosovës. Barroso përshëndeti angazhimin konstruktiv të Prishtinës në dialogun me Beogradin duke kërkuar angazhim për vazhdimin e  bisedimeve. Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Jahjaga, theksoi se nuk pranon të diskutohet status i veçantë për Veriun e Kosovës dhe se serbët e Veriut të gëzojnë të drejta të barabarta me serbët në jug të vendit, pasi në të kundërt “Kjo do të shfaqte pakënaqësi mes komunitetit serb dhe do të rrezikonte emigrimin nga njëra komunë në komunën tjetër”, tha Jahjaga. Më herët Jahjaga u takua me Presidentin e Bashkimit Europian, Herman van Rompuj, ku ajo shprehu pakënaqësinë për moszbatimin e Serbisë për marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të zhvilluar deri më tani.

© Panorama.al

Te lidhura