Barron Trump i futet biznesit, kompania e tij e pijeve nxjerr produktin e parë me shije ananasi dhe kokosi

Jun 9, 2026 | 14:26

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka hedhur hapin e parë në botën e biznesit, duke lançuar produktin e parë të kompanisë së tij të pijeve, SOLLOS.

barron trump

Produkti i parë është një pije me shije ananasi dhe kokosi, e cila shitet në paketim prej 12 kanaçesh me çmim 39 dollarë.

Sipas përshkrimit, pija përgatitet me yerba mate organike nga Brazili dhe përmban gjithashtu sheqer kallami dhe mjaltë natyral si ëmbëlsues. Ajo përmban edhe kafeinë natyrale.

Kompania SOLLOS është themeluar nga Barron Trump së bashku me një grup miqsh të rinj nga Florida e Jugut, të moshës 19 deri në 23 vjeç.

Sipas kompanisë, ideja për krijimin e pijes është frymëzuar nga stili i jetesës në Florida, duke synuar një produkt “të pastër, funksional dhe me shije të veçantë”.

Emri “SOLLOS” vjen nga fjala spanjolle “SOL” që do të thotë diell, ndërsa “LOS” është e njëjta fjalë e shkruar mbrapsht. Së bashku, ato simbolizojnë ciklin e plotë të ditës, nga lindja deri në perëndim.

Ky është produkti i parë që kompania hedh në treg, duke shënuar fillimin e aktivitetit të saj në industrinë e pijeve.

© Panorama.al

Te lidhura