Barcelona pritet të jetë mysafire në Vlorë për 100-vjetorin e Pavarësisë në një ndeshje miqësore ndaj Flamurtarit. Një lajm që pritet të ngjallë shumë reagime dhe, pse jo nostalgji! Të mërkurën në mesditë, përfaqësues të klubit të Barcelonës kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e projektorëve. Shpresat në ambientin vlonjat janë shumë të mëdha që një gjë e tillë të realizohet, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.











