Barcelona-Milan, përplasje gjigandësh

Aug 26, 2011 | 13:04

Kampionia në fuqi i Europës, Barcelona, do ta nisë mbrojtjen e titullit me përballjet kundër Milanit, BATE Borisovit dhe Viktoria Plzenit në grupin H, në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Kjo është ajo çka nxori dje shorti i hedhur në Monako. Formacioni i Pep Guardiolës synon të bëhet skuadra e parë që të fitojë kompeticionin dy herë rresht, qëkur Milani fitoi në vitet 1989 dhe 1990, ndërkohë që Bajernin i Munihut synon një vend në finalen që do të luhet në shtëpinë e tij, në “Arena Munih”, të shtunën e 19 majit të vitit 2012. Nëse klubi gjerman dëshiron të arrijë në fazën me eliminim direkt, ai duhet të arrijë në dy vendet e para të grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Vilareali, Mançester Siti dhe Napoli. Grup i lehtë për Interin (CSKA Moskë, Lilë, Trabzonspor) dhe Çelsin (Valencia, Leverkusen, Genk). Ndërkaq, Reali është shortuar sërish në një grup me Lionin, ndaj të cilit ka luajtur shpesh në vitet e fundit. Ndeshjet në fazën e grupeve do të luhen më 13/14 shtator, 27/28 shtator, 18/19 tetor, 1/2 nëntor, 22/23 nëntor dhe 6/7 dhjetor 2011. Faza e 1/16 do të nisë pranverën e vitit 2012.

Champions/ Grupet

Grupi A –    Bajern Mynih (GER), Vilareal (SPA),
Man.Siti (ANG), Napoli (ITA)
Grupi B –    Inter (ITA), CSKA Moskë (RUS),
Lilë (FRA), Trabzonspor (TUR)
Grupi C –    Mançester (ANG), Benfika (POR),
Bazel (ZVI), Otelul Gala?i (RUM)
Grupi D –    Real Madrid (SPA), Ol.Lion (FRA),
Ajaks (HOL), Dinamo Zagreb (KRO)
Grupi E –    Çelsi (ANG), Valencia (SPA),
Leverkusen (GER), Genk (BEL)
Grupi F –    Arsenal (ANG), Ol.Marsejë (FRA),
Olimpiakos (GRE), Dortmund (GER)
Grupi G –    Porto (POR), Shakhtar Donetsk (UKR),
Zenit (RUS), APOEL (QIP)
Grupi H –    Barcelona (SPA), Milan (ITA),
BATE Borisov (BLR), Viktoria Plzen (ÇEK)

© Panorama.al

Te lidhura