Për mediat “El Mundo Deportivo”, “Sport.es” dhe Radio “Katalunja” tashmë është arritur një paramarrëveshje me kapitenin e Arsenalit, Cesk Fabregas. Mediat katalanase raportojnë se pak ditë më parë mesfushori spanjoll ka pasur një takim kokë më kokë me trajnerin Arsen Venger, i cili ka dështuar në përpjekjen e fundit për ta bindur të qëndrojë në “Emirates”. Dëshira e futbollistit që nuk ka munguar dhe gjatë ofertës së një viti më parë, pritet të ulë dhe kërkesën financiare të “topçinjve”, që kërkojnë 50 milionë euro në dorë.











