Barcelona ndal sërish Realin e Madridit në fushën e këtij të fundit duke mos i dhënë asnjë shans për të fituar. Edhe pse vendasit shkuan të parët në avantazh me anë të Ozil në minutën e 13-të, djemtë e Pep Guardiolës ditën si të barazoinin madje edhe të kalonin në avantazh. Si fillim David Vila shpiku një parabël të magjishme që u ndal në trekëndëshin e djathtë të Kasijasit në minunë e 36-të dhe disa sekonda para se të mbyllej pjesa e parë Lionel Mesi shfaqi sërish gjithë madhështinë e tij duke vallëzuar mes mbrojtësve madrilenë dhe duke shënuar. Në pjesën e dytë në minutën e 54-t Alonso barazoi shifrat duke bërë që të paktën skuadra e Mourinjos të mos dalë e humbur nga fusha e vet. Të mërkurën akti i dytë në Barcelonë, ku ekipit të Guardiolës do t’i mjaftonte një barazim pa gola ose 0-0 për të fituar superkupën.











