Barazon Juve, fiton Milan, humbet Interi

May 3, 2012 | 13:53

Surpriza në kampionatin italian. Barazon Juve, fiton Milani, ndërsa humbet Interi. “Zonja e vjetër” ndien presionin e titullit dhe në fund bën ndoshta gafën më të madhe të sezonit ndaj Leçes, duke ruajtur vendin e parë në renditje edhe pse tashmë ndien frymën e Milanit me vetëm një pikë më pak. Në sfidën ndaj verdhekuqve puljezë, torinezët nuk shënuan më shumë se një gol që u barazua në fund të ndeshjes, çka vë në rrezik shpresat e bardhezinjve për të fituar kampionatin. Nga ana tjetër, Milani gjithë sy e veshë nga Torino, regjistroi një fitore të qetë 2-0 ndaj Atalantas me gola të Muntarit dhe Robinhos, që e bëjnë këtë fund kampionati më spektakolar. Interi hedh një hap të gabuar në Parma përballë një skuadre emiliane që gjen frymëzimin e saj te Xhiovinko, i cili me lojën e tij futi në telashe zikaltrit, të cilëve nuk u mjafton goli i Shnajderit për të vazhduar ëndrrën Champions. Ndërkohë frenim dhe për Lacion që barazoi 1-1 me Sienan, ndërsa fitore minimale për Udinezen 1-0 në Çesena. Në takimet e tjera Katania u mund minimalisht në fushën e vet nga Bolonja, ndërsa Fiorentina përmbysi rezultatin nga 0-2 në 2-2 në shtëpi ndaj Novarës. Një fitore mjaft të rëndësishme për mbijetesë arriti Xhenova 2-1 ndaj Kaljarit.

Seria A
Kievo-Roma    0-0
Napoli-Palermo    2-0
Kavani 16’ (p)/Hamshik 35’
Milan-Atalanta    2-0
Muntari 9’, Robinjo 90’
Katania-Bolonja    0-1
Ramires 79’
Çesena-Udinese    0-1
Fabrini 4’
Fiorentina-Novara     2-2
Montolivo 48’ (p), 71’/ Zheda 14’, Rigoni 30’
Xhenoa-Kaljari    2-1
Palasio 12’, Jankoviç 76’/ Ariaudo 13’
Juventus-Leçe    1-1
Markizio 8’/ Bertolaçi 85’
Lacio-Siena    0-1
Ledesma 62’ (p)/ Destro 26’
Parma-Inter    3-1
Markuez 53’, Xhiovinko 55’, Biabiani 83’/ Shnajder 13’

Renditja
Nr. Ekipi    ND    P
1. Juventus     36     78
2. Milan    36     77
3. Napoli    36     58
4. Udinese     36     58
5. Lazio    36     56
6. Inter    36     55
7. Roma    36     52
8. Parma    36     50
9. Bolonja     36     48
10. Katania     36     47
11. Atalanta     36     46
12. Kievo    36     45
13. Siena    36     44
14. Kaljari     36     42
15. Fiorentina     36     42
16. Palermo     36     42
17. Xhenoa     36     39
18. Leçe     36     36
19. Novara     36     29
20. Çesena    36    22

© Panorama.al

Te lidhura