Barazon Çelsi, Mançester fiton në transfertë

Aug 15, 2011 | 11:46

Atë që nuk e bëri dot Çelsi në transfertë ditën e djeshme, e ka realizuar Mançester Junajtid. Kampionët e Anglisë kanë fituar si mysafirë kundër Uest Bromviç me rezultatin 1-2. Golat për “djajtë” u shënuan nga Uejn Runi në minutën e 13-të, ndërsa në pjesën e parë vendasit barazuan në minutën e 37 përmes Long. Të kuqtë u kthyen furishëm në pjesën e dytë dhe në minutën e 81-të ishte blerja e re e këtij sezoni, Joung, ai që kaloi në epërsi Mançesterin duke i dhënë fitoren e parë të sezonit. Nga ana tjetër, Blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në fushën e Stoke Sitit. Të njëjtën gjë, barazim, patën bërë një ditë më parë edhe Arsenali dhe Liverpuli. Ndërkaq, sonte në orën 20:00 pritet reagimi i Mançester Sitit ndaj Suansi.

© Panorama.al

Te lidhura