Mungesa e gjatë e energjisë elektrike ka nxitur një reagim të ashpër të banorëve të fshatit Dervician në Gjirokastër.
Mësohet se banorët kanë bllokuar aksin rrugor kombëtarë Gjirokastër- Kakavijë, duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh.
Kjo ka mjaftuar që drejtuesit e automjeteve të konfrontohen fizikisht me fshatarët e zonës.
Ende nuk ka të dhëna nëse policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
© Panorama.al











