Spektakli më i famshëm në ekranet shqiptare tashmë ka filluar lojën. Shqiptarët kanë sytë nga banorët, të cilët janë futur për të treguar histori interesante dhe për të përjetuar eksperiencë të re, ndërsa organizatorët, nga banorët të cilët janë bërë pjesë e këtij spektakli, kanë kërkuar që të mbyllin të gjithë profilet nëpër rrjetet sociale. Kështu, ne hulumtuam gati për shumicën e banorëve dhe nuk gjetëm asnjë profil, përveç disa fan page, të cilat thuhet se janë hapur nga miqtë e tyre, të cilët do të bëjnë tifo për banorët. Ata që janë futur të parët, tashmë kanë grumbulluar numër të madh fansash, por mbetet për t’u parë se kush do ketë mbështetje më të madhe.
Meti, pas mossuksesit si model, provon BB
Ka filluar si model që në moshë të re në Kosovë, ku edhe e kishte ndier veten jo të suksesshëm për shkak të mungesës së popullaritetit. Edhe vetë Meti ka deklaruar se për shkak të popullaritetit është futur në këtë spektakël, që më pas të vazhdojë rrugën e tij si fotomodel. Ka qenë pjesë e shumë spektakleve të njohura në Kosovë, ndërsa së fundi ka marrë pjesë edhe në spektaklin ‘’Edhe unë jam top model’’, që është organizuar nga Televizioni 21 në Kosovë. Meti tashmë ka edhe një menaxher, që do të udhëheqë karrierën e tij, ai është prezantuesi i njohur Labinot Gashi (Labi). Duke njohur aftësitë dhe njohjet e tij, Labi do ta ndihmojë shumë Metin që të arrijë atë që dëshiron. Gjithashtu, kjo pjesëmarrje në BB atij do t’i sjellë jo pak famë, pasi do të diskutohet përgjatë gjithë javëve sa do të jetë pjesë e shtëpisë së famshme.
EDGAR ÇANI I PANGOPUR, PAS ‘’MILIONER’’ SFIDON VETEN NË ‘’BB’’
Shqiptari i parë që arriti gati deri në majat e kuicit “Kush do të bëhet milioner” është Edgar Çani, inxhinieri me origjinë nga Gjirokastra. Ai në njërin nga edicionet e këtij kuizi ka arritur të përgjigjet në 14 pyetje. Është tërhequr në pyetjen e 15, duke mos dhënë përgjigje, ndërsa po të përgjigjej në pyetjen e fundit ai do të fitonte 50 mijë euro. Kështu, Edgar Çani është shqiptari i parë që arriti deri në këtë nivel të kuizcit, që të jetë shumë pranë shumës 50 mijë euro. Pikërisht personazhi në fjalë është bërë pjesë e spektaklit të njohur të BB, duke dashur të sfidojë veten edhe në një reality show. Edgari është i divorcuar, ndërsa për momentin po bashkëjeton me të përzgjedhurën e tij. Nga martesa e parë ka një fëmijë. Ai për momentin drejton një emision në NTV.
GRACIANO TAGANI, BALERINI QË KËRCEN KRAH INGRIDIT, DAFINËS DHE RONELËS
Graciano Tagani ka lindur në Selanik të Greqisë. Që në moshë të vogël ka shfaqur talentin dhe dëshirën e tij për kërcim. Në moshën 11-vjeçare ai filloi studimet në Shkollën e Baletit dhe, gjatë kësaj kohe, talenti i tij ka ardhur gjithnjë e në rritje, duke u klasifikuar si një nga balerinët e rinj më të suksesshëm. Këtë e tregojnë dhe pjesëmarrjet e tij në shumë aktivitete e spektakle të ndryshme dhe çmimet e fituara në këto evente. Gracianos iu bë surprizë hyrja në shtëpinë e famshme, pasi dëshira e tij për t’u bërë pjesë e këtij spektakli kishte filluar që në moshën 18 vjeçe, kur kishte bërë aplikimin e parë. Kurse tani që është 20 vjeç, kjo dëshirë iu bë realitet. Të gjithë ata që e njohin Gracianon, e dinë se ai ka qenë një nga balerinët kryesorë, që ka shoqëruar shumë këngëtare të njohura në skenat e festivaleve, ndërsa më të njohurat me të cilat ka kërcyer, janë: Ingrit Gjoni, Jeta Faqolli, Dafina Zeqiri dhe Ronela Hajati. Vajzat e ekranit me të parë që Graciano është bërë pjesë e lojës, kanë filluar të bëjnë tifo për balerinin e tyre.
ERMALI VS. ELVISI, RIVAL NË MISTER & NË BB
Dy djemtë bukuroshë, të cilët po ashtu janë bërë pjesë e reality show-t ‘’Big Brother’’, më herët kanë qenë rivalë në një spektakël bukurie, ndërsa tani do të sfidojnë njëri-tjetrin në BB. Ermali i cili ka fituar kurorën e më të bukurit të Shqipërisë në vitin 2010, fillimisht kishte provuar veten në disa spektakle të tjera bukurie, siç është ‘’Top Model of Albania’’, ku thuhet se edhe përkundër bukurisë dhe fizikut që ka, ai është eleminuar
që në paraqitjen e parë. Para se të vazhdojë karrierën e tij si model, Ermal Merdani ka punuar edhe si berber, ndërsa më vonë është bërë pjesë e një spektakli të bukurisë, që kishte organizuar stilisti Joni Peçi. Përveç berberit, gjithmonë duke u bazuar në atë që thotë shoqëria e tij, Ermali ka punuar edhe si barist në lokalin ‘’Vogue Longe’’. Pas gjithë kësaj eksperience, Ermali ka qenë edhe imazh i përgjitshëm i ‘’Bistiani-t’’, ku thuhet që konkurrent kryesor në ‘’Mister Albania’’ ka pasur pikërisht bukuroshin tjetër, Elvis Gjini. Edhe për 23- vjeçarin nga Gjakova tregojnë histori të ndryshme të jetës së tij. Ka qenë pretendent për të fituar kurorën e më të bukurit të vendit, por në momentin e fundit ka ndryshuar vendimi. Elvis Gjini, me profesion është aktor, ka luajtur në filmin ‘’Një zemër në dy jetë’’ në një rol gangsteri, ku si protagoniste kryesore ka qenë Klaudia Bogdo, pjesëmarrëse në ‘’Big Brother 4’’. Elvisi është pëlqyer shumë nga vajzat, dhe që në fillim shihen komente shumë pozitive në adresë të tij. ‘’Elvisi ka punuar si kamarier në Shkugez (restorant në periferi të Gjakovës). Ka pasur një lidhje dashurie serioze dhe vajza ka qenë myslimane e shkaku i ndarjes së tyre kanë qenë kundërshtimet familjare’’, – kështu na tregojnë disa burime tonat, të cilat e njohin djaloshin nga Gjakova. Është pikërisht familja e vajzës, e cila ka kundërshtuar lidhjen me Elvisin. Më pas ata janë ndarë dhe djali ka vazhduar karrierën e tij si model.
Toros: Me Gentianën u njoha në facebook, si u dhunua nga ish i dashuri
Ka qenë një miqësi, që ka lindur mes facebook-ut që para disa muajsh. Gentiana e BB5, vajza e ardhur nga fshati Baba i Devollit, synimin e saj për t’u bërë pjesë e “Big Brother” kishte filluar ta realizonte duke u afruar fillimisht me banorë të saj të preferuar të “BB4”. Një prej tyre ishte Toros, në faqen e profilit të të cilit në facebook ajo komentonte vazhdimisht.”Me Gentjankën, siç unë i flas, jemi njohur me anën e facebookut. Më ka bërë përshtypje mënyra se si komentonte në faqen time, ishte shumë aktive në përgjigje dhe ishte tip tërheqës, aq sa unë vendosa që një ditë t’i telefonoja. Ishte shumë argëtuese si natyrë, aq sa personalisht jam duke e parë “BB5” vetëm se ajo është në lojë”, pohon Toros. Ish-konkurrenti i “BB4” ka realizuar disa foto me Gentianën para se ajo të hynte në lojë, duke shpjeguar se më pas e përforcuan më shumë miqësinë e tyre, kur ajo erdhi në Tiranë. “E bëmë pjesë të shoqërisë sonë dhe shpesh i bënim guidë me makinë në Tiranë bashkë me Ervinin”, tregon ai. “Ndërsa në lidhje me historinë e dashurisë në fshatin e saj më kishte treguar që ka përjetuar një histori të vuajtur dhe të dhunshme nga ish i dashuri, gjë për të cilën kam ndier keqardhje, sepse mbi atë vajzë nuk mund të ushtrohet dhunë. Por prapë Zoti i rregullon gjërat, sepse nëse është dhunuar, tashmë po shohim t’i bëjnë masazh djem si Mister Albania, etj. Për sa i përket afrimitetit me djalin nga Kosova në shtëpinë e BB5, unë i uroj ta shijojë, sepse ajo është vajzë shumë e dashur dhe di të luajë. Çfarë s’më pëlqen, është se djemtë “modelë” në lojë janë pak mendjemëdhenj dhe e anashkalojnë disi Gentën, ajo e ndien këtë gjë”. Genta vendosi të aplikojë në BB5 pas një jete me gjyshërit e saj në fshat, ndërkohë që prindërit aktualisht jetojnë në Greqi. Sipas Torosit, “ajo ka pasur qëllim të merrte pjesë në BB4, pasi kërkonte të më sfidonte mua si Toros, ndërkohë që nga bisedat që kemi bërë para hyrjes së saj në lojë, ajo ka ambicie për t’u bërë e njohur”.
© Panorama.alNë rrjetet sociale, Elvisi thyen rekord
Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur ka filluar loja e madhe në reality show ‘’Big brother’’, ndërsa jashtë fansat, miqtë dhe të afërmit e banorëve po bëjnë namin për të matur forcat nëpër rrjetet sociale. Për momentin, si më i pëlqyeri vazhdon të kryesojë listën Elvis Gjini nga Gjakova, ndërsa pas tij listën e ndjek modeli kosovar, Muhamet Alshiqi. Për momentin janë vetëm këto dy konkurrentë, të cilët po thyejnë rekorde nëpër rrjetet sociale, por përsëri Elvisi del si më i pëlqyeri të paktën sa për fillim. Brenda një kohe të shkurtër, ai ka grumbulluar jo më pak se 16 mijë fansa, që për një fillestar është numër rekord. Është shumë interesant personazhi i Ermal Merdanit që hyri si ‘’Mister Albania’’, një imazh shumë i njohur në vend, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale nuk figuron shumë i pëlqyer, ai madje nuk ka më shumë se 1 mijë fansa në disa fan page të hapura. Elvis Gjini, djaloshi që studion Kriminalistikën në një universitet privat të Prishtinës, në tri faqet e hapuara në facebook rezulton më i pëlqyeri. Ndërsa në anën tjetër, Meti Alshiqi me dy faqe, rezulton me 7 mijë fansa.












