Pas problemeve të ban-kave për ekzekutimin e koloateralit, ka ardhur edhe reagimi i shoqatës. Në njoftimin e djeshëm, shoqata e bankave thekson se është shumë e vështirë që bankat të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për ekzekutimin e kolatarelave në rastet kur bizneset nuk paguajnë kreditë. Por, nga ana tjetër, bankat e shohin si zgjidhjen e fundit përvetësimin e kolateralit. “Ne dëshirojmë të theksojmë edhe një herë se mbledhja e huave përmes ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit përdoret nga bankat si mundësia e fundit, pasi kanë konsumuar të gjitha opsionet e tjera për të mbajtur aktiv biznesin e huamarrësit. Të gjitha bankat ndërmarrin procesin e ekzekutimit të kolateralit, pasi kanë përdorur të gjitha mënyrat e tjera për mbledhjen e huave. Kur nuk gjendet zgjidhje edhe pas negociatave e diskutimeve, bankat duhet të ndërmarrin ekzekutimin e detyrueshëm të kolateralit”, thuhet në deklaratë. Shoqata gjithashtu thekson se marrëdhëniet me bizneset dhe pagesat e kredive janë jetike për vazhdimin e financimit të ekonomisë. ” Pavarësisht se si mund të perceptohet nga këndvështrimi i huamarrësit në vështirësi, një proces efektiv i ekzekutimit të detyrueshëm i kolateralit përshpejton rikuperimin ekono-mik, duke korrigjuar çmimet e aktiveve. Si i tillë, duhet të mbështetet nga të gjitha palët e interesuara.”











