Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do te vizitojë sot Beogradin.
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin serb, ai pritet ta takojë presidentin, Tomisllav Nikolic dhe shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremic.
Vizita e tij bërë Serbisë hyn në kuadër të turneut ballkanik, të cilin Ban e nisi më 20 korrik.
Deri më tani, sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara ka vizituar Slloveninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Të martën, ai pritet të qëndrojë në Kosovë, ndërsa më pas do ta vizitojë Maqedoninë dhe Bosnjën për ta përmbyllur turneun në rajon më 26 korrik.
© Panorama.al











