Organizata e 192 kombeve, Kombet e Bashkuara, të martën kanë votuar unanimisht një mandat të dytë pesëvjeçar për sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki Mun, duke nisur nga 1 janari 2012-të. Ish-ministri i Jashtëm koreano-jugor, i cili ka marrë detyrën nga paraardhësi i tij, Kofi Annan në janarin e vitit 2007, u rizgjodh në punën më të lartë të organizatës botërore me brohoritje. Vendimi i rizgjedhjes së 67-vjeçarit, ishte planifikuar për t’u marrë të enjten e kaluar, por u vonua, pasi Amerika Latine dhe Karaibet nuk kishin rënë paraprakisht dakord për ta mbështetur atë. Këshilli i Sigurimit e kishte rekomanduar rizgjedhjen e tij, sidomos pesë anëtarët e përhershëm. Asnjë kandidat tjetër nuk konkurroi me Ban Ki Mun.











