
Ish-presidenti dhe Kryeministri shkëmbejnë akuza të forta mes tyre.
Topi: Berisha, stalinisti i fundit.
Kryeministri: Liroi Xhakjen të kërcënonte kushërinjtë.
Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar ashpër dje pas akuzave të Kryeministrit Sali Berisha një ditë më parë në Parlament. Në një prononcim për mediat ai tha se kreu i qeverisë është në një gjendje të çekuilibruar mendore. Sipas Topit, Berisha ka 22 vjet që baltos institucionet dhe njerëzit e ndershëm në vend. “Kryeministri lëshoi sërish dje një lumë akuzash, fyerjesh, shpifjesh dhe denigrimesh, duke tentuar të njollosë emrin tim, integritetin personal dhe atë institucional në cilësinë e ish-kryetarit të shtetit. Kam bindjen se kushdo që e ka dëgjuar, ka krijuar atë ndjesi që unë pata: një gjendje e çekuilibruar dhe humbje kontrolli për t’u mëshiruar.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











