Një nismë për krijimin e një komisioni për hetimin e krimeve të luftës në ish Jugosllavi, e njohur me emrin “RECOM”, ka fituar më pak mbështetje sesa pritshmëritë e nismëtarëve.
Organizatorët thonë se ata po përpiqen të mbledhin faktet për krimet e luftës, që ndodhën gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë, në periudhën 1991 – 2001.
Një aleancë e organizatave joqeveritare, që mbështesin nismën “RECOM”, kanë arritur të mbledhin më pak se 500 mijë firma, pa mundur të arrijnë numrin 1 milionë, sa shpresonin në fillim të nismës.
Të shpërndara në të gjitha vendet e rajonit, në Serbi kanë firmosur rreth 240 mijë njerëz, në Kosovë 100 mijë, në Bosnjë 85 mijë, në Maqedoni 10 mijë, në Kroaci 20 mijë, në Slloveni 5 mijë dhe në Mal të Zi 30 mijë njerëz.
Organizatorët njoftuan se fushata e tyre nuk do të mbyllet këtu, ajo do të vazhdojë në internet nëpërmjet Facebook dhe faqeve të tjera në internet
© Panorama.al











