Bala zbarkon në Francë, titullar kundër Lionit

Sep 20, 2012 | 15:43
Bekim Bala

Bekim Bala pritet që të luajë si titullar në përballjen e sotme të Spartës së Pragës në transfertën e vështirë në Francë kundër Lionit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës çeke, Vitezslav Laviçka, i cili, i pyetur dje nga gazetarët në Aeroportin e Lionit, ka pohuar formën e mirë që po kalon skuadra e tij, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit të kampionatit në fushën e Viktoria Plzen. “Kemi ardhur që të marrim një rezultat pozitiv, pse jo, edhe fitore. Kam një skuadër pa shumë emra, por me lojtarë të rinj dhe energjikë. Në dispozicion do të kem të gjithë lojtarët, përfshi këtu edhe Prikril, i cili vuan nga një dëmtim. Gjithsesi, kam në dispozicion Balajn, të cilin e ruajta edhe në ndeshjen e kampionatit, me qëllim që të ishte sa më i freskët për këtë sfidë”, ka pohuar tekniku i Spartës. Në fakt, në takimin e javës së fundit me Viktoria Plzen, Bala luajti vetëm 15 minutat e fundit, teksa zëvendësoi në minutën e 75-të  mbrojtësin Vidliçka.

© Panorama.al

Te lidhura