Bala ndaj Lionit, Cana “peshkon” Totenhemin

Sep 1, 2012 | 12:19

Faza e grupeve të Ligës së Europës do të ofrojë disa përballje të vërteta “luksi”, me ndeshje të mëdha si Liverpul-Udineze, PSV Eindhoven-Napoli, Inter-Rubin Kazan, Lion-Bilbao apo Totenhem-Lazio. Kështu vendosi shorti i mbajtur në Monako, në orën 13:00 të ditës së premte, ku u përcaktua edhe rruga që duhet të ndjekin 48 ekipet e mbetura drejt finales së madhe të “Amsterdam Arenës”. Sparta e Pragës, ku luan edhe sulmuesi shkodran Bekim Bala, u shortua në grupin I, së bashku me Lionin, Atletik Bilbaon dhe Kirjat Shmona. Ndërsa Lacio e Lorik Canës do ketë përballë Totenhemin, Panathinaikosin dhe Mariborin. Ndërkohë grupi më i fortë parashikohet “A”, ku Liverpuli do ketë përballë Udinezen dhe rusët e Anzhi Makhashkala, ku aktivizohet edhe Samuel Eto.

Shorti
GRUPI A: Liverpul (Angli), Udineze (Itali), Jang Bojs (Zvicër), Anzhi Makhashkala (Rusi)
GRUPI B: Atletiko Madrid (Spanjë), Hapoel Tel-Aviv (Izrael), Viktoria Plzen (Çeki), Akademika (Portugali)
GRUPI C: Marsejë (Francë), Fenerbahçe (Turqi), Borusia Mynshengladbah (Gjermani), AEL Limasol (Qipro)
GRUPI D: Bordo (Francë), Klub Bryzh (Belgjikë), Njukastëll (Angli), Maritimo (Portugali)
GRUPI E: Shtutgart (Gjermani), Kobenhavn (Danimarkë), Steaua Bukuresht (Rumani), Molde (Norvegji)
GRUPI F: PSV Eindhoven (Holandë), Napoli (Itali), Dnipro Dnipropetrovsk (Ukrainë), AIK Solna (Suedi)
GRUPI G: Sporting Lisbonë (Portugali), Bazel (Zvicër), Genk (Belgjikë), Videoton (Hungari)
GRUPI H: Inter (Itali), Rubin Kazan (Rusi), Partizan Beograd (Serbi), Neftçi Baku (Azerbajxhan)
GRUPI I: Lion (Francë), Atletik Bilbao (Spanjë), Sparta Pragë (Çeki), Kirjat Shmona (Izrael)
GRUPI J: Totenham (Angli), Panathinaikos (Greqi), Lacio (Itali), Maribor (Slloveni)
GRUPI K: Leverkusen (Gjermani), Metalist Karkiv (Ukrainë), Rosenburg (Norvegji), Rapid Vjenë (Austri)
GRUPI L: Tuente (Holandë), Hanover (Gjermani), Levante (Spanjë), Helsinborg (Suedi)

© Panorama.al

Te lidhura