Bala gol me peshë, Sparta merr kryesimin

Sep 3, 2012 | 12:22

Ai di të shënojë vetëm gola që vlejnë. Luan si titullar dhe, pas një rasti të pritur nga portieri i skuadrës kundërshtare (Hradec Kralove), vjen goli trepikësh për Spartën e Pragës në minutën e 38-të të pjesës së parë. Autor: Bekim Bala. Kështu sulmuesi shkodran jo vetëm që realizoi golin e vetëm të ndeshjes, por me këtë trepikësh skuadra e Spartës së Pragës mori e vetme kryesimin e kampionatit çek me 16 pikë pas 6 javësh (tre më shumë se Jablonec). Në pjesën e dytë, duke parë edhe presionin që po ushtronte kundërshtari në kërkim të golit të barazimit, trajneri i Spartës e largoi nga fushë Balën në minutën e 77-të, duke e zëvendësuar me Leonard Kveuke, mesfushor me tipare mbrojtëse.

© Panorama.al

Te lidhura