Bakaj: Rumania do t’i lodhë boshnjakët

Jun 2, 2011 | 12:38

Elis Bakaj dje, nuk ishte në një ditë me humor dhe bëhet misterioze situata kur mendon se ky lojtar nuk është nga ata që i dorëzohet presionit. Flet pak, preferon të përzgjedhë rendin e pyetjeve dhe shpesh herë tregohet shumë më tepër diplomat nga sa është në të vërtetë. Megjithatë, ai thotë se është gati të luftojë denjësisht për një vend titullari dhe kërkon që të mos e fusin më në rangun e “të rinjve” të Kombëtares. “Të gjithë e dimë se kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit, por kjo nuk duhet të shtojë trysninë mbi ne, sepse të gjithë e njohim potencialin tonë. Personalisht jam optimist dhe mendoj se mund t’ia dalim mbanë”, thotë fantazisti i Dinamos së Bukureshtit. Elis Bakaj është kandidati potencial për të zënë vendin e  Skelës, por mund të shërbejë edhe si një sulmues i dytë, duke qenë se pas largimit të Rrakllit, ende ka një lojtar teknik dhe të shpejtë.

© Panorama.al

Te lidhura