TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit. Urimet janë përcjellë përmes një mesazhi të bërë publik në faqen zyratre të presidencës.
“Në këto momente të gëzueshme e të lumtura për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, shpreh urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe familjet tuaja që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin, plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj!”- thuhet në mesazh.
Sipas tij, një mendim i veçantë në këtë ditë të shenjtë vlen të jetë edhe për të gjithë ata që sot ndiejnë nevojën për solidaritet, dhembshuri e respekt njerëzor për vështirësitë, me të cilat i ka përballur jeta.
“Besimi dhe ndjenja e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë njerëzore janë mesazhet e shpresës që të gjithë besimtarët mund të përcjellim në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam”- theksohet në të.
© Panorama.al











