TIRANE- Bashke me urimet per festen e Bajramit, kreu i shtetit ka deklaruar se ne kete dite te shenjte te gjithe njerezit e vecanerisht politikanet duhet te japin me shume respekt, tolerance dhe mirekuptim ndaj njeri-tjetrit.
“E gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kondicione, kur duhet të tolerojë më shumë, duhet të japë më shumë mirëkuptim. Kjo vlen për politikanët, për insitutcionet që të demonstrojnë më shumë tolerancë, më shumë butësi në mesazhet e tyre, sepse ajo që demonstrojnë politikanët amplifikohet në mbarë shoqërinë”, tha Topi.
Deklarata eshte dhene sot pas vizites qe kreu i shtetit beri ne Komunitetin Mysliman. Sipas presidentit sot kerkohet me shume solidaritet, sepse vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria ka shance të shkojë në familjen e vendeve të qytetëruara, sikurse është familja evropiane.
Rama, asnje mesazh
Kryetari i PS-se, Edi Rama ka vizituar Komunitetin Mysliman per nder te kesaj dite, por ne dalje nuk ka dhene asnje prononcim per mediat.
Vizita e Bashes
“Gëzim e lumturi në familje”. Keshtu ka uruar kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha per të gjithë besimtarët myslimanë. Basha zhvilloi viziten ne Komunitetin Mysliman e prej andej percolli urimet per te gjithe besimtaret ne mbare vendin.
© Panorama.al











