Bajrami, minatorët ndërpresin disa ditë protestën

Aug 27, 2011 | 10:50
Nga protesta e minatorëve në Bulqizë

BULQIZË- Minatorët e Bulqizës kanë vendosur të ndërpresin protestën për disa ditë, gjatë të cilave do t’u bashkohen familjeve të tyre për të festuar Bajramin.

Vendimi është marrë gjatë një takimi mes tyre, pas të cilit kanë vendosur që sot rreth orës 15.00 protesta do të ndërpritet. Pas saj, komisioni mblidhet diten e marte per te vendosur rrugen qe do te ndiqet.

Minatorët theksojnë se ndërprerja bëhet vetëm me rastin e festës, ndërkohë që shtojnë se nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre.

Një ditë më parë, dështuan negociatat mes përfaqësisë së tyre dhe presidentes së ACR-së, që mbërriti posacërisht me helikopter në Bulqizë.

© Panorama.al

Te lidhura