Bajram- Curri, aksidentohet për vdekje 15-vjeçari

Jul 24, 2011 | 13:33

Një 15- vjeçar u përplas për vdekje sot nga një makinë. Ngjarja ndodhi në Bajram- Curri, ku viktima me inicialet S.GJ ishte duke ecur me biçikletën e tij, ndërsa është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 minuta, ndërsa i riu është dërguar menjëherë për në spitalin e qytetit por pa mundur të shpëtojë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit që i mori jetën 15- vjeçarit.

 

© Panorama.al

Te lidhura