Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Jakob Štunf, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit Štunf mirënjohjen ndaj Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar.
Kreu i Shtetit nënvizoi shkëmbimin e vizitave në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror Shqipëri-Slloveni gjatë vitit të shkuar dhe shprehu angazhimin për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Gjatë bisedës u theksua nevoja për rivendosjen e fluturimeve direkte Tiranë-Ljubljanë, zhvillim i cili do të ndihmonte bashkëpunimin ekonomik, kontaktet midis komuniteteve të biznesit, si dhe shkëmbimet turistike.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Slloveni duhet të vazhdojnë të zhvillohen me një frymë të mirë, të lidhur me interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, theksoi Presidenti i Republikës.
Gjithashtu, Begaj vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës, aktivizimin në nismat rajonale dhe përkrahjen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Accepted the Credential Letters from Ambassador Jakob Štunf today.
High-level state visits between Albania and Slovenia enhance business contacts and tourist exchanges.
🇦🇱🇸🇮 pic.twitter.com/azhFnoegNo
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 24, 2025
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al