Bajerni nis spastrimet dhe “shopping”

May 2, 2012 | 10:43

Ndonëse bënë pesë blerje në verën e kaluar, tri “kokat” e Bajernit Hënes, Rumenige dhe Nerlinger planifikojnë të bëjnë një supermerkato. Aktualisht ata kanë blerë mesfushorin e Bazelit, Xherdan Shaqiri dhe mbrojtësin e Gladbahut, Dante, por pas largimit të Oliç, nevojitet edhe një bomber si tipi i Gomezit. Menaxheri Nerlinger në listën e tij ka aktualisht tre sulmues. I  pari është Klaudio Pizarro, më pas vijnë Zhirud i Montepelies dhe së fundi bëhet fjalë për sulmuesin e Olimpiakosit, Kevin Mirales. Për të parë nga afër 24-vjeçarin belg është dërguar në Pire në finalen e Kupës të Greqisë, agjenti i Bajernit, Volfgang Dremler. Teksa Van Bujten dhe Timoshuk rinovuan kontratën edhe për një vit, pas Oliçit pritet të largohet Pranjiç, Breno dhe japonezi Usami.

© Panorama.al

Te lidhura