Bajerni në kaos, faji i trajnerit

Feb 6, 2012 | 11:28

Tri ndeshje, 3 pikë është bilanci i 22 herë kampionëve të Gjermanisë, të cilët ‘ngrinë’ në Hamburg, duke u ndalur në barazim 1-1. Do mjaftonte ky zhgënjim që i gjithë klubi të bënte një vetëgjyqësi nga ecuria aspak pozitive, dhe aspak konkurruese me rivalët e tyre të drejtpërdrejtë, Borusia Dortmund. Kaosi vazhdon, nga kreu i pankinës deri tek lojtarët. Teksa futbollistët bëjnë autokritikë dhe në mënyrë indirekte tradhtojnë sistemin e trajnerit, menaxheri Kristian Nerlinger pranon që Bajerni ndodhet nën presion. “Tani po që Bajerni kryqëzohet! Presioni është tejet i madh. Kurrsesi s’mund të jemi të kënaqur me këtë start të fazës së dytë, kur të gjithë e dinë që parapërgatitjet kanë qenë ideale. Megjithatë, nuk kemi pse të tejkalojmë këtë situatë alarmante. Secili duhet të bëjë detyrën”,- nënvizoi Nerlinger. Nga Roben te Lahm e Ivica Oliç, që të gjithë janë të mendimit se skemat e trajnerit nuk janë ato që i përshtaten kësaj skuadre. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësi në grupin e lojtarëve, të cilët nuk kanë ngurtuar të kritikojnë direkt teknikun e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura