Bajerni i Mynihut i është falur një goli të Mario Gomezit në minutën e shtatë, për të vulosur qetësisht kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve. Pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2-0, gjermanët e mbyllën me një fitore të ngushtë 0-1 ndeshjen e dytë, duke mos shpenzuar shumë energji në fushë. Në ndeshjen e tjera të mbrëmjes, Vilareali përmbysi ndaj Odenses, duke fituar 3-0. Xhuzepe Rosi ka qenë heroi i vendësve, duke shënuar një dopietë, ndërsa goli i fundit i ndeshjes erdhi pas një gafe të portierit mik. Apoel Nikosia dhe Dinamo e Zagrebit u kualifikuan gjithashtu për në fazën në grupe, pasi eliminuan respektivisht Visla Krakovën dhe Malmon.











