Javi Martinez mbetet një lojtar i Atletik Bilbaos, ashtu si dhe Fernando Llorente, pasi Bayerni i Mynihut nuk dëshiron që të paguajë bashkë me klauzolën e largimit të futbollistit dhe obligimet fiskale që derivojnë nga ajo vetë. Drejtuesit e klubit bask nuk lëvizin nga pozicioni i tyre i demonstrimit të forcës, duke vonuar sa më tepër lëvizjen e futbollistit drejt Bavarisë. Këshilli mbikëqyrës i Bayernit aprovoi blerjen e lojtarit me pagesën e plotë të klauzolës së largimit prej 40 milionë eurosh. Por kjo pagesë do të sjellë me vete edhe disa obligime tatimore që arrijnë në shumën e 6 milionë eurove, duke e çuar çmimin e Martinez në total në shumën prej 46 milionë eurosh që frenon gjermanët. Nga ana e tyre në klubin bask e dinë që mundësitë për të mbajtur futbollistin janë të pakta, duke qenë se është vetë Javi Martinez që kërkon kalimin dhe ka marrë vendimin e prerë për të firmosur për Bayernin.











