Zbardhet axhenda e Kombëtares së Francës për ndeshjen e 2 shtatorit në “Qemal Stafa” kundër Shqipërisë. Burime në FSHF tregojnë se “gjelat” do të mbërrijnë në Tiranë që më 31 gusht. E veçanta është se Franca do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar plot 5 ditë. Me mbërritjen në Tiranë, dy ditë para ndeshjes me Shqipërinë, francezët kanë menduar që të mos kthehen në tokën e tyre direkt pas sfidës. Duke qenë se 4 ditë më pas “gjelat” do të luajnë në transfertë kundër Rumanisë, kanë preferuar të qëndrojnë në Tiranë deri më 5 shtator, duke mos preferuar Bukureshtin. Drejt kryeqytetit rumun kanë menduar të udhëtojnë vetëm një ditë para ndeshjes. Gjithçka për ta do të përgatitet nga Shqipëria.











