Avokati i Popullit falënderon Bashkinë, kërkon trajtim më dinjitoz

Feb 2, 2012 | 16:43

Menjëherë pasi Bashkia e Tiranës njoftoi transferimin e 52 personave të komunitetit rom në palestrën e shkollës “1 Maji”, ka reaguar Avokati i Popullit.

AP falenderon Bashkinë për përpjekjet që po bën në drejtim të kësaj çështje, ndërsa i kërkon asaj që të ketë një trajtim më dinjitoz ndaj këtyre qytetarëve, duke shtuar se, palestra nuk është zgjidhja e përshtatshme.

Duke kerkuar një  zgjidhje përfundimtare për këta njerëz, Avokati i Popullit i ka ofruar bashkëpunim Bashkisë së Tiranës ne kete drejtim.

© Panorama.al

Te lidhura