Avokati mbojtës i norvegjezit Anders Behring Breivik tha se faktet lënë të kuptohet se klienti i tij është i sëmurë mendor.
Gjatë një konference shtypi sot në Oslo, avokati Geir Lippestad tha se Breivik nuk është në dijeni të numrit të vdekjeve apo të reagimit të publikut për sulmet e së premtes që lanë 76 të vdekur.
Breivik ka pranuar kryerjen e sulmeve duke deklaruar se veproi për të shpëtuar Evropën nga ajo që e quan kolonizim mysliman.
Lippestad tha se klienti i tij kishte marrë ilaçe për të qënë i fortë dhe efiçent. Avokati tha se Breivik pretendon të jetë pjesë e një rrjeti anti-islamik që ka dy organizata në Norvegji dhe disa të tjerë jashtë vendit.(Voa)
© Panorama.al











