Avioni i Hollande goditet nga rrufeja, kthehet në Paris

May 15, 2012 | 18:17

PARIS- Vizita e tij e parë si President i Francës nuk ka shkuar dhe aq mirë.

Avioni i Francois Hollande u godit nga rrufeja pak pasi u nis për në Gjermani,  ku Presidenti do të takohej me kancelaren Angela Merkel.

Pas këtij incidenti, avioni është kthyer sërish në Paris.

Më vonë Presidenti është ngritur me një tjetër avion për në Berlin, ndërsa siç raportojnë mediat franceze, mbërritja e tij është parashikuar për në orën 20:30 me orën lokale.

© Panorama.al

Te lidhura