‘Aventura’ e tmerrshme në një kabinë telefoni

Aug 25, 2011 | 13:52

Një burrë i përshkruar si “sadist i ftohtë”, ka mbajtur peng një vajzë 26-vjeçare në një dhomë torture të improvizuar në shtëpinë e tij, të rrethuar me tetë bomba të dizajnuara për të shpërthyer kur ai të kishte mbaruar punë me të. Tomas Fisher, 30 vjeç, kishte instaluar në apartamentin e tij horror një kabinë të vjetër telefonike, nga e cila nuk mund të dilnin zëra, për të mbyllur brenda viktimën e tij. Ai kishte një sërë mjetesh. Gozhda dhe shiringa me të cilat ishte praktikuar në një manekin përpara se të rrëmbente viktimën në një rrugë të Hamburgut, Gjermani. Por, ndërsa planet e tij ishin për ta mbajtur 26-vjeçaren për një muaj në mënyrë që të ushtronte praktikat e tij të torturës, ajo mbeti vetëm për dy orë, pasi ai harroi të mbyllte kabinën kur doli. E prangosur, ajo kishte dalë nga dritarja e katit të parë të apartamentit. Fisher kishte vrapuar në rrugë pas saj, por ajo shpëtoi pasi ishte futur në shtëpinë e një shoqeje. Vajza njoftoi policinë. Ai nuk tha asnjë fjalë kur u arrestua. Mënyra makabre e mobilimit më shtëpisë kishte shokuar edhe policët. Fqinjët thanë për 30-vjeçarin se nuk e kanë parë të buzëqeshte kurrë gjatë shumë viteve.

© Panorama.al

Te lidhura