Avari në traget, ndodhet edhe presidenti Topi

Jul 18, 2012 | 11:12
Porti i Durrësit

DURRËS- Një avari në filtrat e ajrit ka bërë që trageti i nisur nga Italia per Durrës, të mos mbërrijë në kohën e duhur në port.

Mësohet se në këtë traget ndodhet edhe presidenti Bamir Topi, i cili kthehet nga vizita në Itali, në kuadër të takimit “Shqipëri-Itali, miqësia mes dy popujve”.

‘News 24’, raporton se Trageti Adriatik 1 që lundron nga Italia drejt Durrësit duhej të kishte mbërritur para 3 orësh në portin e Durrësit, që në orën 08.00 të mengjesit, por për shkak të një avarie në tubat e filtrit, trageti nuk ka mbërritur ende.

© Panorama.al

Te lidhura