Autostrada e parë diellore në Shtetet e Bashkuara

Aug 26, 2011 | 11:21

Në vitin 2008, industria e energjisë diellore ndërtoi tabelën e parë dhe më të madhe rrugore, që është bërë tashmë simbol i energjisë diellore në Shtetet e Bashkuara. Ajo ndodhet në kryqëzimin e autostradave 5 dhe 205 jashtë Portlandit në Oregon dhe quhet autostrada e parë kombëtare diellore. Struktura fotovoltike prej 104 kilovatësh është rreth 750 metra katrorë dhe prodhon 112 mijë kilovat/orë energji elektrike në vit. Ajo ka afërsisht gjatësinë e dy fushave të futbollit. Panelet diellore prodhojnë energji gjatë ditës dhe furnizojë kompaninë e elektrikut të Portlandit që ta përdorin gjatë natës për tabelën. Prodhimi vjetor prej 112 mijë kilovat/orësh energji i autostradës diellore është rreth 28 për qind e sasisë së energjisë elektrike, që duhet për këtë kryqëzim në vit.                 (VOA)

© Panorama.al

Te lidhura