“Autoriteti Saudit i Turizmit” bashkon sektorët e biznesit të Ballkanit në Shqipëri për të prezantuar shërbimet e Umres përmes platformës “Nusuk”

Oct 29, 2024 | 11:00
SHPËRNDAJE

Autoriteti Saudit i Turizmit përfundon Seminarin e Biznesit në lidhje  platformën “Nusuk”, në Tiranë 

saudi

Tiranë, Shqipëri – Autoriteti Saudit i Turizmit (STA) sot përfundoi me sukses  një seminar informues biznesi në lidhje me  platformën e unifikuar të qeverisë së  “Nusuk”, e ngritur për t’ju ardhur në ndihmë  haxhinjve  që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medines. Aktiviteti  u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nën kujdesin e  e Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Haxhit dhe Umres, Dr. Taufiq Al-Rabiah, me pjesëmarrjen e disa zyrtarëve nga Autoriteti Saudit i Turizmit dhe Komuniteti Musliman  Shqiptar.

saudi1

Seminari tërhoqi një audiencë të madhe partnerësh biznesi, përfshirë agjenci udhëtimi dhe Umreje nga vende të ndryshme të Ballkanit si Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Mali i Zi. Diskutimet u përqendruan në sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim, duke u fokusuar tek  shërbimet që ofron platforma “Nusuk”. Këto shërbime përfshijnë akomodimin, transportin dhe mbështetjen logjistike, si dhe organizimin e programeve turistike dhe tureve për ata që dëshirojnë të kryejnë Umre dhe të zbulojnë më shumë  Arabinë Saudite.

Në këtë aktivitet u vu theksi tek suksesi dhe përparësitë e platformës “Nusuk”, e cila lidh mbi 200 partnerë të akredituar për të ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për haxhinjtë nga e gjithë bota. Kjo nismë është pjesë e “Vision 2030” të Arabisë Saudite, e cila synon të mirëpresë 30 milionë haxhinj deri në vitin 2030.

saudi4

Në këtë seminar u vunë në dukje  marrëdhëniet e forta dhe të mira  midis Arabisë Saudite dhe vendeve të Ballkanit, të karakterizuara nga vizionet e  përbashkëta dhe përkushtimet e  lidershipit për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët fetarë, kulturorë dhe të turizmit. Gjithashtu, diskutimet u përqendruan edhe tek  lehtësimi i procedurave të Umres për qytetarët e këtyre vendeve, përfshirë vizitën në Medine, lutjet në Xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të) dhe rezervimin e takimeve përmes platformës për të vizituar Raudah. Për më tepër, haxhinjtë  mund të zbulojnë vendet historike dhe kulturore në dy qytetet e shenjta, si dhe destinacionet turistike në të gjithë Mbretërinë e Arabisë Saudite, duke pasuruar përvojën e tyre dhe duke u njohur me mikpritjen e mirënjohur saudite.

saudi2

Marrëdhëniet dypalëshe midis Arabisë Saudite dhe vendeve të Ballkanit karakterizohen nga një bashkëpunim i vazhdueshëm. Me një popullsi të madhe myslimane në rajon, Arabia Saudite është një partner strategjik për sa I takon  përmirësimit të përvojës shpirtërore për myslimanët në mbarë botën. Kjo është e mundur duke ofruar opsione të ndryshme vizash për pelegrinët që kryejnë  Umren.

Qytetarët e Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të përfitojnë nga tre lloje vizash, përfshirë dy që ofrojnë hyrje të shumëfishta në Mbretërinë e Arabisë Saudite për deri në 90 ditë brenda një viti. Këto janë viza elektronike (eVisa), e disponueshme përmes platformës “Visit Saudi”, dhe viza që lëshohen sapo mbërrin , e cila mund të merret nëpër pikat e ndryshme të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Këto opsione u mundësojnë pelegrinëve të kryejnë Umren dhe të zbulojnë destinacionet turistike përpara se të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar. Gratë gjithashtu mund të aplikojnë për marrjen e këtyre vizave pa pasur nevojë  të kenë një kujdestar mashkull.

saudi3

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ata mund të kryejnë Umre dhe të përfitojnë nga opsionet e vizave saudite, si viza për Umre dhe viza për Miq dhe Familjarë. Për më tepër, mbajtësit e vizave të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe të zonës së Shengenitjanë gjithashtu të kualifikuar për të hyrë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Është e rëndësishme të theksohet se Autoriteti Saudit i Turizmit synon, përmes këtyre lehtësimeve, të inkurajojë qytetarët e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të ndërmarrin një udhëtim unik shpirtëror dhe kulturor si mysafirë të Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë gjithë vitit, përveç sezonit të Haxhit. Për më tepër, ata mund të shijojnë destinacionet e ndryshme turistike  që Arabia Saudite ofron .

saudi5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura