
Tiranë, Petrit Kurti, 52 vjeç, qëllohet në kokë brenda supermarketit të tij. Policia: Kamerat filmuan ngjarjen. Dyshohet grabitje ose sherr pronësie.
Policia: Autori ishte me maskë, po hetojmë për grabitje e sherr pronësie.
Vritet me armë zjarri pronari i një supermarketi në Yzberisht të Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në orën 21:40. Shtetasi Petrit Kurti, 52 vjeç, gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku u dërgua në gjendje të rëndë për jetën. Ai ishte qëlluar me dy plumba në kokë nga autori i krimit, duke mos arritur të mbijetojë. Burimet nga Policia që mbulon zonën thanë dje në mbrëmje se vrasja ka ndodhur brenda supermarketit të viktimës dhe fillimisht rrethanat kanë qenë të tilla që e kanë interpretuar vrasjen si një krim të ndodhur me qëllime grabitjeje në pikën e shitjes në pronësi të 52-vjeçarit. Megjithatë, mbrëmë vonë, policia ka thënë se është duke hetuar edhe mundësinë e një vrasjeje për shkak të një konflikti pronësie që kishte shtetasi Petrit Kurti.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











