Austri, del nga koma studentja Florie Peçi

Jul 3, 2012 | 15:48
Foto Ilustruese

Studentja Florie Peçi ka dale nga koma e gjate ne te cilen ndodhej qe pas aksidentit tragjik te Himares, ku humben jeten 13 persona.

Sipas mjekeve qe jane marre me trajtimin mjekesor te saj, e reja ka dale nga gjendja e komes mbremjen e djeshme dhe truri i saj ka reaguar pozitivisht.

Ata theksojne se pavaresisht kohes se gjate te mbajtjes ne jete me aparature, shendeti mendor i studentes nuk eshte cenuar.


Ambasadori shqiptar në Austri, Vili Minallori, në një lidhje telefonike për “NEWS24”, deklaroi se parametrat shëndetësor të Florijes janë shumë të mirë. “Përgjigjet e mbrëmshme treguan se nuk ka asnjë pasojë. Florija nuk ka pasur probleme të dëmtimit në tru, pasi mendohej se koma e zgjatur mund të kishte dëmtime në kokë, por fakti i mbrëmshëm e tregoi se ajo nuk ka pasoja”,- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura