Shpërthimi i papritur i një zjarri në një ndërtesë dykatëshe në brigjet lindore të Australisë, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Logan, ku thuhet se mes viktimave ka edhe fëmijë. Ndërsa po hetohet ende për shkakun e zjarrit, policia ka përshkruar ngjarjen sipas dy të mbijetuarve nga familja me 13 persona. Në ndërtesën dykatëshe, kati i parë është përfshirë me shpejtësi nga flakët, duke mos i lënë kohë familjes të dalë nga ndërtesa. Edhe dy të mbijetuarit janë shtruar në spital me djegie të rënda.











