“Aurora përpiqej të mbahej në parmak, por i dashuri i saj…”- Dëshmia tronditëse për vdekjen e të miturës shqiptare në Itali! Gjykata lë në burg 15-vjeçarin

Oct 31, 2024 | 16:50
SHPËRNDAJE

Gjykata në Itali ka lënë në burg 15-vjeçarin, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së së të miturës shqiptare, Aurora Tila, 13 vjeçe, e cila vdiq pasi ra nga kati i shtatë i një pallati në Piacenza më 25 tetor.

aurora

Gjyqtari i çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në paraburgim të adoleshentit.

Prokuroria dyshon se i dashuri i 13-vjeçares ka shtyrë këtë të fundit mbi parmakët e katit të shtatë të pallatit.

Një nga dëshmitarët ka pretenduar se ka parë ngjarjen. Sipas dëshmitarit – ende të paidentifikuar – Aurora përpiqej të mbahej në parmakët e ballkonit të katit të shtatë, ndërsa djali i godiste duart vazhdimisht derisa ajo bie në tarracën e pallatit ngjitur, nga lartësia 9 metra.

Ndërkohë, autopsia e trupit të së ndjerës konfirmoi shenjat në duart e saj, ku sipas dëshmive, e godiste i dashuri 15-vjeçar.

15-vjeçari u arrestua të hënën (28 tetor 2024) dhe u dërgua në institutin penal për të mitur në Bolonjë, një godinë ngjitur me gjykatën ku seanca për vendosjen e masës u mbajt me dyer të mbyllura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura