“Atyre u ka hyrë tartakuti”- Ofendimet në Kuvend, Noka: Nga anët tona kur tjetri e tepron i thuhet ‘mos ha miza’!

Dec 5, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbylljes së seancës plenare, ku ka komentuat gjuhën e përdour sot në Kuvend, ku deputetja demokrate, Ina Zhupa, replikoi me socialistin Erion Braçe.

Noka u shpreh se fjaloi i përdorur nga Zhupa ishte korrekt, ndërsa e cilësoi fjalorin e kolegut socialist, si “fjalor horrash, banditësh dhe rrugësh”.

“Zonja Zhupa përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal. Në anët tona, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, e përdori me iniciale. Në rast se mizat i shqetësojnë, është çështje  e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjalori i kolegut ishte fjalor horrash e banditësh, fjalor rrugësh’, tha Noka, ndërsa shtoi se sipas tij, mazhorancës i ka hyrë tartakuti.

Kujtojmë se deputetja Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend iu drejtua Erion Braçes duke i thënë  “‘kone’, që i ‘ha m** goja’!”

Replika e saj ndaj Braçes erdhi pasi ai në nisje të seancës plenare e quajti atë “ruse”.“Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse”, tha Braçe.

Noka: Zonja Zhupa përdori një fjalor korrekt dhe krejt normal. Në anët tona, kur tjetri e tepron i thuhet mos ha miza, por Zhupa nuk tha, e përdori me iniciale. Në rast se mizat i shqetësojnë, është çështje  e tyre, fjalor i Zhupes ishte korrekt, ndërsa fjalori i kolegut ishte fjalor horrash e banditësh, fjalor rrugësh

Të trembur nga situata politike, gjetën zgjidhje për të shpëtuar ministren, mbyllën seancës. Parlamente pa opozitën kanë zhvilluar ata, por sot që ishte opozita dhe mazhoranca e trembu donte të ikte, e mbyllën. Të jeni të qetë, opozita do vijoj rrugëtimin e saj, atyre u ka hyrë tartakuti. Ne kemi mision të ekim në këtë drejtim, ata do ikin nga Parlamenti.

LEXO EDHE: “O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”- Braçe e quajti ruse, Zhupa i përgjigjet deputetit të PS! Ligjvënësi socialist: Fytyrë e keqe, mbaje gojën…

“Më dukesh si ruse, por nuk je e tillë”- Braçe ironizon deputeten e PD: Priji thonjtë se është shfaqje e huaj, mos u lyej me parfum…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura