Anija e Hapësirës Atlantis është ulur në Qendrën e Hapësirës Kenedi në Florida, duke i dhënë fund programit 30-vjeçar të misioneve të vatje-ardhjes në hapësirë.
Misioni 13-ditor i anijës së hapësirës Atlantis ishte fluturimi i saj i 33 dhe fundit, pas 26 vitesh në shërbim.
Një arritje e madhe gjatë tre dekadave të epokës së anijes është ndërtimi i stacionit të hapësirës, një objekt orbital shkencor për ndërtimin e të cilit u deshën 12 vjet dhe 37 fluturime të anijeve të hapësirës. 180 satelitë dhe objekte fluturuese të tjera janë dislokuar në hapësirë nga ana e gjithë flotës së anijeve të hapësirës.
Anija Atlantis do të vendoset në Qendrën e Hapësirës Kenedi.
“Atlantis është e vetmja anije e hapësirës që NASA do ta mbajë këtu në Qendrën e Hapësirës Kenedi dhe jemi me fat që ajo do të vendoset në këtë qendër”.
Atlantis u nis më 8 korrik drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës, dhe pas 13 ditësh në hapësirë dhe pas rifurnizimit të stacionit me artikuj të nevojshëm për një periudhë një vjeçare, të martën ajo filloi udhëtimin drejt Tokës.
Ulja e fundit e anijes ishte një ditë emocionale për shumë persona të cilët kanë punuar në këtë program.
“Ne e kemi ditur që nga viti 2004 se ky program do të mbyllej, por kjo me të vërtetë do të jetë dita e fundit e punës për ne dhe përkon me ditën e uljes, kështu që unë mendoj se kjo do të jetë ditë një shumë emocionale”.
NASA tani do të mbështetet tek sektori privat për dërgimin e njerëzve dhe furnizimeve në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.(Voa)
© Panorama.al











