Athinë, policia gaz lotsjellës ndaj demonstruesve

Feb 12, 2012 | 17:31

ATHINE- Policia greke ka përdour gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues para ndërtesës së parlamentit, nderkohe qe ligjvënësit po debatojne per planin e ri te masave te kursimit.

Seanca e sotme behet per masat kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas policise greke, 25 mijë njerëz jane mbledhur jashtë ndërtesës se parlamentit ne shenje proteste dhe tejet te acaruar per situaten.

Grekët janë zemëruar me masat e reja të kursimit, pasi sipas tyre me to parashihet shkurtimi i disa vendeve të punës për shërbyesit civilë dhe parashihet ulje e pagave dhe e pensioneve.

© Panorama.al

Te lidhura